“Dola me traumë, ja ku u penalizova”/ Eneda Tarifa tregon eksperiencën në Eurovizion

Të ngjitesh në skenën e Eurovizionit dhe të përfaqësosh vendin tënd, nuk rezulton gjithmonë një eksperiencë apo një kujtim i bukur. Të papritura mund të ndodhin dhe shumë vështirësi mund të hasësh. Të paktën këtë na kanë treguar disa nga këngëtarët shqiptarë që kanë shkuar në Eurovizion.

Advertisements

Eneda Tarifa ka qenë e ftuar këtë të shtunë në emisionin Soiree me Jonida Shehun në ABC për të folur pikërisht për pjesëmarrjen e saj në Eurovizion, e cila ka përfaqësuar Shqipërinë me këngën “Fairytale”.

Mesa duket Eneda nuk ka dalë e kënaqur me paraqitjen skenike të saj dhe nënvizoi një detaj ku sipas së cilës mund ta ketë penalizuar. Sipas saj, fakti që u prezantua në Eurovizion me këngën në gjuhën angleze mund edhe ta ketë pësuar

Advertisements

“Nëse më përpara qëllimi ishte të fitoje festivalin vetëm si festival, tani është që të mendosh një element që të pëlqehet në Eurosong. Shpeshherë ka qenë edhe tek modifikimi. Unë e kam pësuar tek modifikimi i materialit për shembull. Nëse do të kisha shkuar me atë material siç e kisha në fillim, besoj se do të ishte shumëherë më e mirë. Atë vjet që mora pjesë ishte një politikë që duhet të ishim më të bashkuar. Dhe ata kanë direktivat e tyre, që të kenë pak më shumë këngë në anglisht le të themi. Prandaj ndodhi. Nëse do më jepej prap mundësia për të zgjedhur do të shkoja me versionin shqip”, është shprehur Eneda Tarifa.

Këngëtarja ka treguar se ka dal me një traumë nga Eurovizioni, të cilën e quajti “trauma post-festivali Europian”

“Unë nuk kam probleme të shkoj prapë. Unë herën e dytë kam përshtypjen do di si të veproj, qoftë edhe me drejtuesit e RTSH. Ata që janë përgjegjës për paraqitjen në Eurosong, qoftë edhe me autorët e këngës, orkestruesit dhe të gjithë ata që merren me dukjen. Mendoj që të gjithë këngëtarët që vijnë (nga Eurovizioni), vijnë me një traumë që quhet trauma post festivali Europian. Është shumë mistike, shumë misterioze”, ka treguar Eneda.

Të njëjtit mendim si Eneda, iu bashkua edhe këngëtarja Hersi Matmuja, e cila ka përfaqësuar Shqipërinë në vitin 2014 në Eurovizion me këngën “One Night’s Anger”, por fatkeqësisht nuk mundi të kalonte në finale.

Gjatë rrëfimit të eksperiencës së saj, Hersi nuk ngurroi që të shprehte edhe një kritikë për grupin organizativ të Shqipërisë në Eurovizion.

“Kur shkon në Eurovizion, rrethanat rreth e qark kthehen më të rëndësishme se vetë performanca jote vokale. Dhe kjo nuk duhet të ndodhë. Unë personalisht do kisha pasur më shumë nevojë për një staf drejtues më të mprehtë që të kuptonte edhe paaftësinë time si një vajzë e vogël, studente”, është shprehur Hersi, por që është kundërshtuar nga Eneda.

“Nuk ka lidhje me paaftësinë tënde. Nuk ka lidhje je ti e vogël, je ti e madhe, me eksperiencë apo paeksperiencë. Duhet të ketë një kokë më të dedikuar për të kuptuar kërkesat e një këngëtari, këngës dhe të skenës”, shtoi Tarifa.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE trishtë/ Humbje tjetër te bluzat e bardha, Covid-19 i merr jetën psikiatrit të njohur
Artikulli tjetërHoroskopi për ditën e diel, 11 prill 2021