E trishtë/ Humbje tjetër te bluzat e bardha, Covid-19 i merr jetën psikiatrit të njohur

Një tjetër humbje nga bluzat e bardha si pasojë e koronavirusit.

Advertisements

Pasditen e sotme, psikiatri i njohur në Krujë, Përparim Pengili, është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare.

Pengili ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ku kishte tre ditë i shtruar.

Advertisements

Sipas informacioneve, doktor Pengili ka vijuar punën deri në shkurt të këtij viti.

Lajmin e trishtë e kanë dhënë kolegët e doktorit në spitalin e Krujës, të cilët u shprehin ngushëlimet për familjarët.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTërmet i fuqishëm në këtë shtet, qindra shtëpi të shkatërruara, ndërsa deri tani 7 persona kanë humbur jetën
Artikulli tjetër“Dola me traumë, ja ku u penalizova”/ Eneda Tarifa tregon eksperiencën në Eurovizion