A mund të imunizohemi me dy vaksina të ndryshme anti-Covid?! OBSH-ja jep përgjigjen e papritur

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) nuk rekomandon imunizimin kundër COVID-19 me dy lloje të vaksinës.

Advertisements

Zëdhënësja e OBSH-së, Margaret Harris, i tha agjencisë DPA se nuk ka ende të dhëna të mjaftueshme mbi rreziqet e mundshme, nëse një person merr dozën e parë të vaksinës AstraZeneca, ndërsa të dytën të ndonjë prodhuesi tjetër.

Në deklaratat e saj, Harris iu referua një rekomandimi paraprak të një paneli ekspertësh të OBSH-së të bërë në muajin shkurt, sipas të cilit të dyja dozat duhet të injektohen nga e njëjta vaksinë.

Advertisements

Ekspertët kanë bërë thirrje për më shumë hulumtime për të kontrolluar përdorimin e një përzierjeje të vaksinave.

Në Gjermani, ekziston një farë presioni për të përdorur një lloj të tillë imunizimi, pasi personat nën 60 vjeç nuk po marrin më vaksinën AstraZeneca, për shkak të frikën nga rreziku i mpiksjes së gjakut.

Sipas ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn, megjithatë, 2.2 milionë qytetarë nën 60 vjeç kanë marrë tashmë një dozë të vaksinës AstraZeneca.

“Pa të dhëna të mjaftueshme për rreziqet e mundshme, nuk duhet të ketë vaksinim të dytë me vaksina të tjera”, tha Eugen Brysch, anëtar i bordit të Fondacionit Gjerman për Mbrojtjen e Pacientëve.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“U puthëm për herë të parë dhe ishte përjetë”, Eni Çobani tregon si u njoh me bashkëshortin
Artikulli tjetërNis seanca në Gjykatë për 3 kontrollorët që pezulluan fluturimet në vend, ja çfarë vendimi pritet të merret