Një asteroid gjigand, tre herë më i madh se masa e një autobusi, do të kalojë mes Tokës dhe Hënës ditën e nesërme në një distancë prej 159 miljesh, raporton Nasa.
Advertisements
Objekti i emëruar GT3, i gjatë 32 meter, do të fluturojë sipër Tokës në 10 prill, duke e bërë qasjen më të afërt të një objekti të huaj në planet. Sipas NASA-s asteroidi nuk shkakton kërcënim për Tokën pasi do të jetë shumë larg pikës që mund të prekë atë.
Raportohet se do të jetë 159.000 milje nga toka, ndërsa theksojnë se distanca mes Hënës dhe Tokës është vetëm 238.900 milje.
Advertisements
Gjatë udhëtimit të tij rreth Diellit, guri hapësinor do të përshkojë rrugën orbitale të Marsit, Tokës, Venusit, dhe Mërkurit, megjithatë planetit të cilit do i afrohet më shumë do të jetë Toka. Per herë të pare, asteroidi u zbulua më 6 mars, dhe njoftohet se e orbiton Diellin çdo 650 dite.
Sipas raporteve, do të jetë një fundjavë e mbushur me asteroidë të cilët do të kalojnë afër Tokës, megjithëse asnjëri prej tyre nuk përbën rrezik.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!