“Më tha zbrit nga kulla se përndryshe do të të hedh”/ Dalin detaje nga greva e kontrollorëve në Rinas

Newsbomb publikoi më herët mesazhet e kontrollorëve të AlbControl në “Ëhatsapp” me njeri-tjetrin, teksa vihej re se gjithçka ishte e planifikuar dhe ata ishin bërë bashkë në një mendje.

Advertisements

Ishin këto mesazhet që “i bënë gropën” kontrollorëve, për 3 prej të cilëve prokuroria sot kërkoi masën ‘arrest me burg’, për Armando Fezgan dhe Muhin Mezinin dhe “arrest shtëpie” për Flora Ndrecën.

Sot kanë dalë dëshmi të tjera, ku një prej tyre thotë se nuk e kishte plotësuar formularin e paaftësisë, por më pas e kishte bërë këtë gjë. Sipas tij, pasi mësoi se 5 kolegë ishin pushuar nga puna dhe të gjithë të tjerët e kishin plotësuar formularin, në fund kishte vendosur edhe ai t’i bashkohej kolegëve.

Advertisements

“Flora Ndreca më ka pyetur se çfarë do të bëja me formularin e paaftësisë. I kam thënë se nuk do ta plotësoj. Debatet për plotësimin e formularit të paaftësisë kanë vazhduar disa minuta dhe për shkak se nuk lejohet debat në vendin e punës, i kam kërkuar që të largohet. Mes debateve, m’u drejtua duke më thënë “ti nuk je burrë”. Në këtë moment i jam përgjigjur që të zbresë nga kulla, përndryshe do ta hidhja nga kulla”, thuhet në dëshminë e njërit prej kontrollorëve të trafikut ajror, raporton A2.

Sipas mesazheve, Muhin Mezini, me detyrë mbikëqyrës i kontrollorëve të trafikut ajror ka ndikuar te vartësit e tij për plotësimin e formularëve të paaftësisë së përkohshme në punë.

Ditën e sotme situata në aeroportin e Rinasit u rikthye në normalitet, pas krizës prej më shumë se 48 orësh, ndërsa një pjesë e kontrollorëve u rikthyen në punë, pas thirrjes së bërë nga kryeministri Edi Rama dhe Ministrja Belinda Balluku.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAsteroidi që zhduku dinosaurët solli lindjen e pyjeve tropikale të Amazonës/ Studimi
Artikulli tjetërE trishtë/ Ishte prekur nga Covid, ndërron jetë një prej mjekëve më të mirë në Shqipëri