1 nga katër persona të vaksinuar infektohet më Covid-19, ekpertët shpjegojnë pse ndodh kjo

Një nga katër persona në Mbretërinë e Bashkuar rinfektohen me Covid-19 edhe pasi kanë kryer vaksinën. Ekspertët kanë shpjeguar pse ndodh kjo si dhe kanë thënë se diçka e tillë mund të ndodhë por është e rrallë.

Advertisements

“Do të shihni patjetër infeksione pavarësisht se personat kanë bërë vaksina, kur një vend po vaksinon me dhjetëra miliona njerëz.”, ka thënë Anthony Fauçi i cili është mjek infeksionist.
Fauci ka shtuar gjithashtu se kjo nuk është e habitshme pasi vaksinat nuk janë 100% efektive, gjë që do të thotë se është normale që të ketë të infektuar por ai shfaqet në forma më të lehta.
Dr. William Schaffner, profesor i mjekësisë infektive në Qendrën Mjekësore të Universitetit Vanderbilt, i quajti afërsisht 95% normat e efikasitetit për vaksinat Pfizer dhe Moderna “efektive në mënyrë spektakolare”. Në provat klinike, vaksinat ishin praktikisht 100% efektive në mosinfektimin e njerëzve, shtoi ai, duke theksuar se ka disa raste me infeksione të lehta.

Asnjë punonjës i vaksinuar i kujdesit shëndetësor i cili u infektua me COVID-19 nuk u shtrua në spital apo ta ketë kaluar me pasoja të rënda kanë thënë studiuesit.

Advertisements

Të moshuarit dhe personat që vuajnë nga sëmundje të tjera janë më të predispozuar të kontraktojnë koronavirusin , sepse trupi tyre mund të mos krijojë imunitetin e duhur.
Deri më tani, duket se vaksinat e autorizuara aktualisht zvogëlojnë ashpërsinë e infeksionit pavarësisht nga lloji i virusit. Kjo është arsyeja pse ekspertët thonë se është tepër e rëndësishme që edhe njerëzit e infektuar më parë me COVID të vaksinohen.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Më mori mua më telefon dhe më kërkoi takim”/ 15-vjeçari rrëfen arsyen e she rrit me th ika në kryeqytet
Artikulli tjetërU zunë keq sepse Antonela doli me Atdheun, por ajo s’ndalet kap Blerimin në prapaskenë: Të kam nis zemër pse s’ma kthen