Rama ‘thumbon’ Bashën nga Saranda: “Kam qenë me të, i tregoja barcaleta që mos ta zinte gjumi”

Kryeministri Edi Rama sot ka zgjedhur qytetin e bukur të Sarandës si ndalesën e radhës në këtë fushatë elektorale. Gjatë fjalës së tij, kreu i PS nuk nguroi të ironizonte kundërshtarin e tij Lulzim Basha.

Advertisements

Rama tha se Basha asnjëherë nuk është koherent, pasi edhe kur flet është në gjumë. Me ironi therëse, kreu i PS tregoi se ka qenë me Bashën dhe që të mos e zinte gjumi, i tregonte barcaleta. Sipas tij, është Meta me Berishën ata që e kurdisin sipas interesave të tyre.

Edi Rama: Ne e kemi taksën zero, Luli thotë 9%. Po pse duhet të paguani 9% ju? Që Luli të flerë të PD-ja? Mos ia qani hallin se ai mund të flejë te SHQUP-i, mund të flejë në shtëpi, në makinë siç e keni parë, pa problem fare ku ka një vend të mbështesë kokën fle dhe kur flet është duke fjetur, ka mësuar të flasë në gjum dhe është i papërgjegjshëm kur flet.

Advertisements

Një herë thotë dilni thyiji xhamat e shponi gomat, pastaj të kundërtën. Njëherë shfaqet si radikal ekstremist dhe një herë si çun i mirë, varet si është kurdisur. Dhe pas tij qendrojnë ata që e kanë kurdisur. A ka më ndonjë që të dojë Metën dhe Berishën? Të duan prapë që Shqipëria të hyjë prapë në një fazë pasigurie dhe të përfundojë në një humnerë.

Erdhi FMN na tha ulni pensionet dhe pagat se ka shkuar borxhi në maksimum se e lanë vendin në borxh ata. Jo i thashë ne do bëjmë reformën në energji.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKapet ‘mat’ Jasmina e “Përputhen”, fotografohet duke u puthur në buzë me një vajzë
Artikulli tjetërNuk janë dakord me masat anti-Covid, qytetarët kosovarë nisen drejt Shqipërisë për fundjavë