Fillojnë fluturimet në Rinas/ Aeroporti dhe kulla e vrojtimit tashmë në funksion të plotë

Nënë Bukuries iu zgjat udhëtimi nga Amerika drejt Tiranës prej grevës. Ajo u bllokua në Vienë dhe vetëm sot mundi të takonte nipërit.

Advertisements

Qielli nuk është më i boshatisur. Në hapësirën ajrore shqiptare ka rifilluar normalisht qarkullimi i avionëve. Operimet ajrore kanë nisur në orën 9 normalisht në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit. Pas bojkotimit të punës nga kontrollorët e kompanisë Albcontroll Fluturimi i parë nga tirana ka qenë drejt Bolonjës, ndërsa të parët që kanë mbërritur në tiranë kanë qenë udhëtarët nga Brukseli.

Mes 55 fluturimeve hyrëse dhe dalëse të planifikuara për sot, dy fluturimet drejt Frankfurtit dhe Stambollit para orës 9 të mëngjesit u anuluan. Ndërsa jo të gjithë pasagjerët ishin njoftuar për oraret e fluturimeve dhe qëndronin jashtë aeroportit në pritje.

Advertisements

Në kullën e vrojtimit ku ndali puna e kontrollorëve të mërkurën janë rikthyer në detyrë pjesa më e madhe e tyre, sipas njoftimit të ministres së Infrastrukturës Belinda balluku ndërsa në krah me ta qëndrojnë edhe kontrollorët turk që i zëvendësuan gjatë bojkotit e ishin këta të fundit që bënë të mundur uljen e dy avionëve ditën e djeshme me vaksinat dhe përfaqësuesit e qeverisë turke.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Lidhja më e gjatë që ke pasur?”, Tea “thumbon” keq Beartin
Artikulli tjetërRriten rastet me Covid-19 në Kosovë/ Në 24 orët e fundit janë regjistruar 684 raste të reja dhe 7 persona kanë humbur jetën