Kryeminsitri Edi Rama ka bërë me dije se kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 100.000 vaksina kineze ‘Sinovac’.
Advertisements
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se ai është më i vendosur se kurrë për të garantuar një sezon turistik të lehtë. Ndërkohë krahas videos ai shkruan se vaksinat erdhën një ditë me vonesë për shkak të ‘tentativës çmendurake’ për bllokimin e aeroportit.
“Me një ditë vonesë për shkak të tentativës çmendurake për bllokimin e fushatës së vaksinimit dhe nxitjen e rrëmujës në prag të zgjedhjeve, mbërrijnë 100,000 vaksina të tjera anticovid
Advertisements
Më të vendosur se kurrë për të vazhduar me ritme të larta vaksinimin masiv dhe për të garantuar një sezon turistik të lehtësuar e me të ardhura të larta për Shqipërinë”, shkruan Rama.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!