Çfarë po ndodh në Rinas? Shtatë ambulanca dalin njëra pas tjetrës dhe nisen për në Tiranë (video)

Auto-ambulancat, pas marrjes së kutive me vaksina, janë nisur njëra pas tjetrës drejt Tiranës. Ende nuk dihet se sa doza kanë mbërritur saktësisht sot, të cilat u pritën nga ministrja Ogerta Manastirliu dhe ministri Arben Ahmetaj.

Advertisements

Shtatë auto-ambulanca njëra pas tjetrës, momenti kur vaksinat anti-Covid dalin nga aeroporti i Rinasit, nisen drejt Tiranë

TIRANË– Dosja.al ju sjell pamjet e auto-ambulancave që kanë marrë vaksinat kineze të radhës anti-covid, që erdhën sot nga Stambolli. Pas më shumë se 24 orë bllokim të aeroportit, sot u ul avioni i parë në Rinas dhe solli dozat e radhës të vaksinave.

Advertisements

Auto-ambulancat, pas marrjes së kutive me vaksina, janë nisur njëra pas tjetrës drejt Tiranës. Ende nuk dihet se sa doza kanë mbërritur saktësisht sot, të cilat u pritën nga ministrja Ogerta Manastirliu dhe ministri Arben Ahmetaj.

Gjatë vizitës së fundit që kryeministri Edi Rama pati në Turqi, tha se kishte siguruar 1.2 milionë dozash vaksina kineze Sinopharm që do të vinin nga Stambolli ku ndodhet distributori turk “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”. Rama tha se kontrata ishte firmosur fillimisht për 500 mijë doza që do të vijnë të ndara në disa ngarkesa. Herën e parë erdhën 192 mijë doza.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakCovid në Kosovë/ 871 raste të reja dhe 12 humbje jete në 24 orët e fundit
Artikulli tjetërMbërrijnë në aeroportin “Nënë Tereza” 100 mijë vaksina kineze, Rama: Erdhën me vonesë për shkak të…