Zëvendësimi i kontrollorëve shqiptarë me të huaj, sa mund të zgjasë procedura, por ka nje problem. A do të arrijë shteti shqiptar t’i bind të pranojnë pagën e AlbControl?

Pezullimi i punës së kontrollorëve ajror në aeroportin ‘Nënë Tereza’, për shkak të stresit të krijuar nga ulja e pagave, ka sjell kolapsimin e plotë të trafikut ajror në Shqipëri. Prej mëngjesit të ditës së djeshme aeroporti i vetëm në vend qëndron i mbyllur dhe ende nuk dihet sa kohë mund të zgjasë ngërçi krijuar.

Advertisements

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, autorizoi ministren Belinda Balluku për zëvendësimin e kontrollorëve me kontrollorë të NATO-s ose ndërkombëtarë.

Por zëvendësimi aq sa i lehtë duket në letër aq dhe i vështirë është në realizimin e tij, pasi Eurocontrol ka dal në mbrojtje dhe në mbështetje të punonjësve të Albcontrol dhe protokollit që ata kanë ndjekur, çka bën që anëtarët e NATO-S që pritet të vijnë dhe të marrin në dorë trafikun ajëror nuk mund të shkelin protokollin e miratuar ndërkombëtarisht.

Advertisements

Edhe nëse arrijnë të gjenden kontrollorët ndërkombëtar, nevojiten të paktën dy javë që ata të trajnohen dhe të pajisen me të gjitha certifikatata e sigurisë.

Problematika e tretë është paga e kontrollorëve që pritet të vijnë, pasi ata do të duhet të paguhen me pagën e kontrollorëve shqiptarë dhe në kushtet e emergjencës kjo duket e pamundur.(F.M/Faxweb)

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMe Range Roverin e parkuar në aeroport, Çiljeta bllokohet në Rinas pas pezullimit të fluturimeve(Foto)
Artikulli tjetërNjë ndër vajzat me të komentuara shqiptare, e njohët?