U shoqëruan me bujë nga Policia e Shtetit, lihen të lirë kontrollorët e trafikut ajror, ja çpo ndodh me tre prej tyre

Te gjithë kontrollorët e trafikut ajror të aeroportit të Rinasit janë lënë të lirë pas marrjes në pyetje nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore te prokurorisë së Tiranës.

Advertisements

Burime bëjnë me dije se aktualisht ndodhen vetëm 3 kontrollorë që vijojnë të merren ne pyetje, Muhin Mezini, Armando Fezga, Flora Ndreca.

Mësohet se deri tani zyrtarisht nuk janë lëshuar urdhër arreste, por hetimet mbi pezullimin e punës nga punonjësit e Albcontrol vijojnë.

Advertisements

Një pjesë e kontrollorëve u shoqëruan gjatë orëve të vona të natës së djeshme nga ambientet e një hoteli në Rinas, ndërsa pjesa tjetër u paraqit vullnetarisht pas komunikimit policor. Numri total i personave të shoqëruar arrit në 28 mëngjesin e sotëm, ku pas marrjes në pyetje u liruan fillimisht 4 kontrollorë dhe më pas pjesa tjetër e tyre.

Faxweb.al raportoi që prej mbrëmjes së djeshme se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tirane ka filluar hetimet per situatën e ndodhur ne aeroportin e Rinasit. Vepra penale per te cilen po hetohet lidhet me ‘Shperdorim detyre’, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Nga ana e oficereve të policisë gjyqësore, po kryhen veprimet e duhura hetimore për zbardhjen e rrethanave te ngjarjes së ndodhur.

Po vijojnë veprimet hetimore ne drejtim të evidentimit të rolit të secilit prej personave të përfshire në këtë ngjarje.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakQyteti që ka numrin më të madh të miliarderëve në botë
Artikulli tjetër1 vit larg ekranit, Ilda Bejleri përgatit rikthimin: Për Europianin do të…(Foto)