TIRANË– Ish-deputeti Aqif Rakipi është aksidentuar mbrëmjen e sotme. Ngjarja mësohet se ka ndodhur pranë stadiumit “Air Albania”. Mësohet se Rakipi po udhëtonte me një automjet të llojit “Mercedez Benz” të zi, në momentin që është përplasur me një tjetër mjet të të njëjtit lloj, por me ngjyrë portokalli të ndezur.
Advertisements
Në fotot e publikuara nga Panorama, shihet se Rakipi qëndron në këmbë pranë mjetit të tij. Fatmirësisht nga kjo përplasje nuk ka pasur persona të lëdnaur, por vetëm dëme materiale.
Kjo nuk është hera e parë që Rakipi përfshihet në një aksident automobilistik. Aqif Rakipi përplasi për vdekje një këmbësor në gusht të vitit 2017, por një vit më vonë u shpall i pafajshëm. Ngjarja ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës, në momentin që Rakipi udhëtonte me mjetin e tij dhe një qytetar i identifikuar si Seit Sorra zbriti nga furgoni dhe kaloi rrugën.
Advertisements
Ish-deputeti Rakipi rezultoi i pafajshëm në atë aksident fa tal për jetën e një kalimtari pasi sipas ekspertëve, ndërprerja e menjëhershme e rrugës nga vik tima si dhe fakti që Rakipi ka patur një fushëpamje të kufizuar për shkak se anës rrugës kishte ndaluar furgoni nga ku zbriti vik tima, e zhveshin nga përgjegjësia. Mbetet për tu parë nëse këtë herë do t’i shpëtojë përgjegjësisë, njësoj si para katër viteve.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!