Një 19-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë me motor mbrëmjen e 2 prillit në Piombino Dese të Italisë.
Advertisements
Studenti i Liceut Alessio Bariamcanaj ishte duke udhëtuar me motor ‘Yamaha 125’ kur u përplas me një shtyllë, duke pësuar fraktura të rënda në trup.
Ai u transportua menjëherë me helikopter në spitalin e Trevizos në Itali, por fatkeqësisht nuk mundi dot t’u mbijetojë plagëve të marra nga përplasja e fortë dhe ndërroi jetë mëngjesin e 3 prillit.
Advertisements
Alessio jetonte në Piombino Dese, në zonën e Padova sëbashku me familjen e tij. Ai luante futboll në ekipin lokal të Piombino.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!