Pak ditë më parë, në njërën prej puntatave të “Për’puthen” nisi një debat i ashpër mes konkurrentit Kristian Marcinaj dhe opinionistit Arjan Konomi.
Advertisements
Gjithçka nisi për shkak të çajit “Matcha” që siç Sara u shpreh, ‘tërbon djemtë’.
Opinionisti akuzoi Kristianin se ai sillte dr.ogë në emision dhe ia jepte konkurrentëve, ndaj Erlindi ishte aq i hutuar në takimet e tij sipas Arianit.
Advertisements
Akuzat e Konomit ishin të ashpra, ndaj Kristiani dhe Erlindi u detyruan të ndërpresin emisionin dhe i kanë bërë thirrje opinionistit t’i kërkojë falje publike për njollosjen e emrit të tyre.
I ftuar “N’Kosovë Shoë”, Kristiani tregoi se nuk e kuptoi si rrodhën ngjarjet në atë mënyrë, pasi ishte vetë Arjani që i kishte kërkuar vetë më herët çaj, teksa ishin ulur në kafe.
“Unë nuk kam asgjë personale me Arjanin, paçka se përshtypja ime që në hyrje ka qenë një përshtypje që ai e ka kthyer protagonizmin tim personal. Pra, për arsye të caktuara, varet si më ka analizuar me atë syrin e tij kritik, por që edhe nëse ai do më jepte mua këshilla, nga të cilat unë të rritesha, unë i mirëpres ato këshilla sepse unë mund të mësoj nga kushdo përderisa ato këshilla janë të arsyeshme.
Ama nuk më pëlqeu ky su lm që më bëri, por nuk ngelet si urrejtje. Me kohën do qartësohet dhe eksperienca e tij mediatike. Nga ajo që kam dëshmuar kam vënë re që ai është një person që di të kërkojë falje dhe unë e pres nga ai. Përderisa ai e ka bërë akuzën publike dhe unë kam të gjithë të drejtën që t’i kërkoj të kërkojë falje publike.
Kur një individ ka një pozicion aq të lartë në media, edhe nëse do ishte e vërtetë, minimumi që mund të bënte ishte të më merrte privatisht dhe të më këshillonte si një prind. Jo një akuzë aq e ashpër publike, sepse unë para një jave e takova dhe më tha ee ke nga ai çaji jot. Ma kërkoi çajin në kafe, mund ta kishte edhe si batutë apo sarkazëm ama ne ishim në kafe, u takuam miqësisht dhe nuk kishte asnjë ekzagjerim për këtë temë. Ndodhi si goditje befasisht”- tregoi ish-konkurrenti.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!