“Janë rrezik për qytetarët”/ Gjykata merr vendimin për qentë endacakë, Apeli i jep të drejtë AMK-së

foto ilustruese

Advertisements

TIRANË– Kolegji Penal i Gjykatës së Apelit i jep të drejtë Bashkisë së Tiranës për të kryer procesin e sterilizimit të qenve endacakë, pas një ankese të një shoqate që merret me mbrojtjen e kafshëve.

Në vendimin e gjykatës thuhet se në vitin 2015, për shkak te problematikës që ka sjellë popullimi i lartë i qenve endacakë, dhe fakti i ndonjë epidemie me rrezik për popullatën, Bashkia e Tiranës, nëpërmjet Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, ka përcaktuar metodologjinë për numërimin e qenve endacakë.

Advertisements

Apeli vlerëson se nga kontrolli i kryer, edhe me ekspertë të jashtëm, nuk konstatohet që nga ana e AMK-së të jetë kryer ndonjë veprim/mosveprim me dashje, në kundërshtim me parashikimet ligjore/nënligjore apo me vendimet e organit më të lartë drejtues.

Gjykata e Apelit shprehet se organi i Prokurorisë, ka kryer të gjitha hetimet e nevojshme, duke administruar praktikat e prokurimit, praktikat e procesit të sterilizimit të qenve e ndjekur nga Klinika Veterinare, si dhe janë pyetur në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit edhe punonjës të klinikës veterinare dhe përfaqësues të shoqërive lidhur me medikamentet.

Madje ka caktuar dhe një ekspert veteriner me qëllim sqarimin e çështjeve që kanë të bëjnë me fushën e veterinarisë. Pas një hetimi të gjithanshëm, Gjykata e Apelit Tiranë çmon se Organi i Prokurorisë ka konstatuar me të drejtë se faktet nuk përmbajnë elementët e veprës penale, duke i dhënë të drejtë AMK-së.

Prej ditësh, aktivistët janë ngritur në këmbë për të drejtat e kafshëve. Edhe sot aktivistët për të drejtat e kafshëve kanë dalë sërish në një prot estë përballë Bashkisë së Tiranës. Protestuesit kërkojnë mbylljen e Spitalit të Kafshëve në Kombinat, duke akuzuar drejtuesen e institucioneve së po dhunon kafshët dhe se brenda godinës i vr asin me ac id, ndërkohë që nuk kanë munguar përp lasjet edhe me punonjësit e Policisë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMbi 1 milion dollarë për një postim, ja kush është personazhi i famshëm që fiton më shumë nga ‘Instagram’-i
Artikulli tjetërHygerta Sako një mami beqare: Mision i vështirë të gjesh burrë në Shqipëri