Para spitalit Infektiv ose Covid 1 një qytetar ka humbur ndjenjat duke u shtrirë përtoke. Ndoshta ky mund të jetë njëri nga familjarët dhe të afërmit që presin një përgjigje për të shtruarit.
Advertisements
Meraku, pritjet e gjata dhe rritja e temperaturave ka bërë që ai mos të rezistojë më.
Fillimisht ndërhynë personat e tjerë që ishin aty pranë, ndërsa më pas doli një staf nga Infektivi.
Advertisements
Pasi e hipën mbi një karrocë me rrota, personi në fjalë u shoqërua në ambientet e brendshme të Covid-1.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!