Mashtrimi me donacionet/ Si u përdorën fotografitë e një 2 vjeçari nga Ukraina për të kërkuar para përmes profileve false

Fotografitë e këtij 2 vjeçari nga Ukraina, për të cilin në vendin e tij dhjetëra njerëz dhuruan para për t’i mundësuar një ndërhyrje të rrallë mjekësore, në Shqipëri u përdorën për të mashtruar qytetarët duke kopjuar fotot e tij por edhe të fëmijëve të tjerë të huaj.

Advertisements

Disa të rinj në bashkëpunim me njëri-tjetrin hapën profile false dhe pasi i prezantonin si fëmijë shqiptarë kërkonin mbështetje financare.

Për ta realizuar këtë, ata dyshohet se ju kanë shkruar në inbox personave të njohur dhe pasi realizonin mashtrimin e mbyllnin llogarinë që mos të zbuloheshin nga njësia kundër krimeve kibernetike.

Advertisements

Ata janë pagëzuar nga policia si ‘kameleonët’ dhe në dy aksione të ndryshme përfunduan në pranga njëri pas tjetri për mashtrim kompjuterik dhe falsifikim kompjuteri. Se sa është shuma që ata kanë përvetësuar nga qytetarët nuk është zbuluar ende.

Prokuroria e Tiranës shton se pas gjurmimit mbi 6 mujor nga krimet kibernetike, të dyshuarit u kallëzuan dhe nga një fondacion bamirësie nën logon e cilit mashtrues prezantoheshin.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPas 17 vitesh gjendet imituesi i Ilir Metës, Ledio Lako rrëfen si u ndje nën lëkurën e politikanit: Nuk e dija që mund ta realizoja
Artikulli tjetërI fundit! Tërmeti lëkund Tiranën