Aktorja e famshme e frikësuar nga Covid-19: Jam me astmë, burri me diabet

Priyanka Chopra Jonas, është “e shqetësuar”, për pandeminë COVID-19. Ajo ka pranuar se është shqetësuar për krizën globale në vazhdim, sepse ajo është me astmë dhe burri i saj Nick Jonas, ka diabet të tipit 1, që do të thotë se të dy janë në rrezik për të shfaqur simptoma më të rënda në rast se infektohen.

Advertisements

“Dua të them, e gjitha është kaq shqetësuese. Burri im është me diabet të tipit 1, unë jam me astmë. E dini, unë kam nënën time që po jeton me mua tani, kështu që, ndjehem sikur jam edhe në punë përgjegjëse për një grup prej qindra njerëzve.

Kështu që unë e marr shumë, shumë seriozisht, dhe sidomos duke parë se çfarë dëmi ka bërë në të gjithë botën, jo vetëm me shëndetin e njerëzve dhe me sasinë e vdekjeve që kemi parë, por edhe me vendet e punës, më stabilitetin”.

Advertisements

“E dini, kjo ka ndryshuar shumë gjera për shumë njerëz dhe ka sjellë në pah pabarazinë. Pra, është shumë e frikshme.” Priyanka, ka kaluar kohë në Londër, teksa po xhironte serialin e saj më të fundit televiziv “Citadel”, dhe tha se ka qenë xhirim “i çmendur”, gjatë bllokimit të Mbretërisë së Bashkuar.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Cili/a nga konkurrentët e ‘Për’puthen’ të mungon?” Olsa Muhameti e tregon hapur preferencën e saj
Artikulli tjetërPas 17 vitesh gjendet imituesi i Ilir Metës, Ledio Lako rrëfen si u ndje nën lëkurën e politikanit: Nuk e dija që mund ta realizoja