“Studentët praktikë 12 mujore të paguar”/ Kreu i PD takim me të rinjtë: 25 prilli nuk ka të bëjë me Bashën apo Ramën, por…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me të rinj të qytetit të Durrësit.

Advertisements

Kryedemokrati u shpjegoi të rinjve planin e Partisë Demokratike i cili parashikon mbështetje për studentët dhe të rinjtë shqiptarë.

Ai përsëriti zotimin se me bashkëpunimin me Aleancën Europiane të Universiteteve, qeveria e ardhshme do t’u sigurojë kualifikime që do të jenë të aksesueshme për studentët shqiptarë dhe për të rinjtë shqiptarë pa pagesë dhe që do u mundësojë punë me paga dinjitoze.

Advertisements

Ai gjithashtu tha se angazhim i qeverisë së ardhshme do të jetë edhe ofrimi i 5 gjuhëve të huaja falas online, anulimin e ligjit për arsimin e lartë, mbështetjen e studentëve me bursa dhe rritjen e autonomisë së universiteteve.

“Po kështu duke filluar nga 1 shtatori përmes një platforme amerikane, qeveria ime do të ofrojë 5 gjuhë të huaja falas online për rininë shqiptare që janë anglishtja, frëngjishtja, italishtja, gjermanishtja dhe spanjishtja. Ndërkohë reforma e arsimit të lartë ka një qëllim, universitetet shqiptare, Universiteti Durrësit e çdo institucion tjetër i arsimit të lartë të kthehen në institucione të cilët përgatisin profesionistë për tregun.

Kjo nuk bëhet duke i urdhëruar apo duke i keqtrajtuar apo duke nxitur konfliktin midis studentëve dhe pedagogëve, kjo bëhet duke i dhënë në radhë të parë universiteteve dinjitetin që meritojnë, autonomi në vendimmarrje duke i dhënë fonde të mjaftueshme për kampusin universitar, për laboratorët, për digjitalizimin pa të cilin nuk mund të bëhet fjalë për arsim të lartë më në vitin 2021 dhe duke i shpërblyer për çdo hap që hedhin në drejtim të aftësimit të rinisë për tu futur në treg, çfarë do të thotë?

Do të thotë që sa më i lartë të jetë raporti i praktikës me aq më shumë financime do të marri nga shteti dhe ne do të synojmë të shkojmë drejt një sistemi dual siç e kanë shumë prej vendeve të rajonit dhe që e kanë marrë dhe e kanë përshtatur nga vendet e suksesshme të BE-së, kryesisht nga Gjermania.

Për 10.000 studentë çdo vit një praktikë 12 mujore e paguar me 300 mijë lekë të vjetra në muaj janë pjesë të programit tonë, të llogaritura, të futura në buxhetin e parë të qeverisë tonë të ardhshme dhe që do të vihen në zbatim prej muajit tonë të parë. Dhe kjo do të mundësojë që studenti shqiptar mos të jetë në një realitet si Liza në botën e çudirave, ku nga njëra anë universiteti është nën presion, pedagogët janë të nënpaguar, janë të nënçmuar, qeveria ka centralizuar gjithçka, mësimi dhe në teknologjinë e informacionit bëhet në dërrasë të zezë me shkumës. Jo. Po të jenë institucionet dinjitoze ku pedagogët janë të respektuar, janë të paguar të paktën në të njëjtin nivel siç paguhen pedagogët e rajonit ku gjysma e kohës harxhohet me praktikë dhe ku në fund më të mirët 1 në çdo 3 studentë që mbarojnë universitetin e kanë të siguruar mundësinë e një stazhi dhe kjo padiskutim që nxit ato veti të njeriut, ato veti të individit që e çojnë individin përpara.

Nuk është e rastësishme që në planet tona, në programin tonë gjithçka që ka të bëjë me problemet, me sfidat, me dilemat që ju kanë përballur këto 8 vite zë një vend kryesor për ta shpënë në formën e zgjidhjeve të formuluara si përgjigje konkrete ndaj këtyre problemeve dhe sfidave. 25 prill nuk ka të bëjë me Lulëzim Bashën apo Edi Ramën, me PD apo me PS. Ka të bëjë me, do të keni një të ardhme në qytetin tuaj të mrekullueshëm apo do të vazhdoni të largoheni orët e para të mëngjesit nga stacionet e autobusëve si emigrantë.” – tha Basha.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKëto ushqime nuk duhet t’i hani pas moshës 35 vjeç për të shmangur kancerin
Artikulli tjetërGazetari Mane zbulon bisedën me Tean pas fotografive me Beartin: Ishte e traumatizuar…