Në mesazhin me rastin e Pashkëve, Papa Françesku u bëri thirrje vendeve të shpejtojnë shpërndarjen e vaksinave, veçanërisht për të varfërit e botës, dhe i quajti “skandaloze” konfliktet e armatosura apo shpenzimet ushtarake gjatë pandemisë.
Advertisements
Për shkak të koronavirusit, ky ishte viti i dytë radhazi që në ceremonitë papale të Pashkëve kanë marrë pjesë vetëm grupe të vogla në një altar dytësor të Bazilikës së Shën Pjetrit, ndryshe nga më parë kur besimtarët grumbulloheshin me shumicë në katedrale ose në sheshin jashtë.
Pas meshës, Papa Françesku lexoi mesazhin e tij “Urbi et Orbi” ku tradicionalisht flet për problemet e botës.
Advertisements
Ai tha se “Pandemia vazhdon të përhapet, ndërsa kriza sociale dhe ekonomike mbetet e rëndë, veçanërisht për të varfërit. E megjithatë, tha ai, dhe kjo është skandaloze, konfliktet e armatosura nuk po marrin fund dhe arsenalet ushtarake po forcohen.”
Sheshi i Shon Pjetrit ishte i zbrazët me përjashtim të disa policëve që zbatonin masat e një bllokimi të rreptë tre-ditor në shkallë vendi.
Papa kërkoi që Zoti të ngushëllonte të sëmurët, ata që kanë humbur një të afërm dhe të papunët, duke i nxitur autoritetet që t’u japin ndihmë dinjitoze familjeve në nevojë më të madhe.
Ai lavdëroi punonjësit e mjekësisë, shprehu simpati për të rinjtë që nuk mund të shkonin në shkollë dhe tha se u bënte thirrje të gjithëve për të luftuar pandeminë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!