“25 Prilli mbyll derën e së keqes”/ Basha me të rinjtë në Tiranë dhe me të dëmtuarit nga tërmeti
Advertisements
Arsim cilësor, vende të reja pune dhe të ardhura më të larta. Këto ishin disa nga Premtimet që kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, u bëri të rinjve në Tiranë, gjatë një takimi që ai zhvilloi me ta këtë të dielë.
Basha: Dhe detyra kryesore që iu është dhënë është si do të përshpejtojmë procesin e rindërtimit, i cili si çdo gjë në vend ka mbetur peng i interesave korruptive, ka mbetur peng i interesave financiare dhe i lobingjeve personale dhe vetjake të një grushti pushtetarësh dhe një grushti tjetër njerëzish të lidhur me ta. Jo vetëm kaq, por ky grup pune ka marrë për detyrë që të hartojë edhe një dokument i cili do të provojë bazën e një bashkëpunimi të ri me Bashkimin Europian dhe donatorët e tjerë.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!