Në rubrikën “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare ka qenë i ftuar kandidati për deputet i PD-së Ivi Kaso së bashku me bashkëshorten e tij Sonila . Çifti si rrallë herë ka rrëfyer historinë e tyre të dashurisë si nëpër filma. Ata u dashuruan dhe u lidhën në gjimnaz, më pas filluan universitetin Sonila në Itali dhe Ivi në Greqi. Mbajtën 1 vit lidhje në distancë, më pas Ivi shkoi tek e dashuria në Itali. Por pas një viti qëndrim aty, ata u ndanë dhe nuk u panë për 11 vite me radhë. Fati deshi që ata të ritakoheshin në dasmën e mikut të tyre të ngushtë, ku u ridashurian sërish.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!
Advertisements