Përplasje e ashpër mes dy ish-konkurrenteve, Shqipja i sulet Teas: “Olsa të thoshte bëj…”

Dy ish-konkurrentet e Për’puthen, Tea dhe Shqipja u përballën live me njëra-tjetrën pas shumë kohësh. Ato ishin të ftuara në “E diell”, Top Channel.

Advertisements

Shqipja e sul moi Tean që në fillim të emisionit, duke u shprehur se ajo ka qenë e vërtetë vetëm me veten e saj dhe se ka gënjyer një Shqipëri të tërë.

Ish-konkurrentja i tha se nuk do t’ia harrojë kurrë të këqijat që i ka bërë. “Çfarë të kam bërë unë ty?”, tha Tea.

Advertisements

“Çfarë nuk më ke bërë dhe çfarë nuk më ke thënë, në mënyrën më të shëmtuar. Më ke gënjyer sy për sy dhe unë ty këto s’kam për t’i harruar”, u përgjigj Shqipja.

Më tej ajo i përmendi dhe historinë Tea-Andi-Beart, duke e cilësuar si mashtruese. Sipas Shqipes Tea e ka bërë gjithçka sepse ka dashur dhe jo se i ka thënë Olsa.

“Olsa të thoshte bëj video nusja dhe dhëndri dhe do iknit me pushime, Olsa të thoshte?”, i tha ajo, mirëpo Tea nuk iu përgjigj.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE rëndë/ Përplasen fort 2 makina, humbin jetën 4 të rinj, mes tyre dhe një 15-vjeçar (foto)
Artikulli tjetërPër herë të parë, Andi dhe Tea shfaqen bashkë pas skandalit: Është naive! (FOTO)