Borë dhe reshje shiu në vend, ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Ulja e temperaturave dhe përkeqësimi i motit ka sjellë reshje shiu dhe bore në zona të ndryshme të vendit.

Advertisements

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në rrethin e Tropojës, Dibrës dhe në qarkun e Kukësit gjatë ditës së sotme edhe pse ka pasur prezencë të borës, deri tani qarkullimi vijon normalisht.

Gjithashtu sipas ARRSH thotë institucionet kanë vijuar me pastrimin e akseve dhe në rajonin qendror dhe atë jugor nuk ka pasur bllokim të rrugëve.

Advertisements

Njoftimi:

Reshje bore në Rajonin Verior

Në rrethin e Tropojës, në rrethin e Dibrës, në qarkun e Kukësit gjatë ditës së sotme kanë filluar reshjet e borës pa shkaktuar probleme me qarkullimin.

Në Rajonin Qendror dhe Jugor ka pasur reshje shiu, me intensitet mesatar.

Kontraktorët me mjetet borëpastruese janë në terren dhe kanë bërë pastrimin e akseve.

Qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset kombëtare.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNis vaksinimi i uniformave blu në Vlorë, pritet të vaksinohen rreth 400 efektivë të policisë
Artikulli tjetërE rëndë/ Përplasen fort 2 makina, humbin jetën 4 të rinj, mes tyre dhe një 15-vjeçar (foto)