Atdheu dhe Sara bëjnë paqe/ Konkurrentët e “Për’puthen” shfaqen në club në shoqërinë e njëri-tjetrit

Dy konkurrentët e “Për’puthen”, Atdheu që tashmë është larguar nga emisioni, dhe Sara, duket se kanë bërë paqe me njëri-tjetrin.

Advertisements

Ish-konkurrenti Elvisi ka publikuar një video në “Instagram” ku shfaqet në një club së bashku me Atdheun.
at

Në një moment në video duket dhe Sara, e cila ka ndarë gjithashtu pamje nga i njëjti vend me dy djemtë. Në krah të Sarës qëndron Andi, i cili duket se i është bashkuar gjithashtu tavolinës së miqve.

Advertisements

Sjellim në vëmendje që marrëdhëniet mes Atdheut dhe Sarës ishin ndërprerë javët e fundit. Para se të largohej nga “Për’puthen”, Atdheu zbuloi se kishte marrë kërcënime nga disa njerëz që sipas tij kishin lidhje me Sarën.

Atdheu tha se i kishin ardhur telefonata e mesazhe kërcënimi nga Holanda e Dubai, meshkuj të cilët i thonin t’i qëndronte larg Sarës. Ai lëshoi akuza ndaj Sarës se kishte marrëdhënie jashtë emisionit, ndërsa Sara iu kundërpërgjigj duke i thënë se nuk kishte prova.


Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakZgjedhjet e 25 prillit/ Kolegji Zgjedhor vendos sot për fletën e votimit
Artikulli tjetër12 vjet mbas anëtarësimit në NATO/ Shqipëria e fundit ndër 30 vendet për standardet e demokracisë funksionale