Rei Manaj ‘shpëton’ Barcelonën, në stadium po e vëzhgonte dhe një legjendë e futbollit botëror

SPANJE – Pas golit të shënuar për kuqezinjtë e Shqipërisë në ndeshjen ndaj San Marinos për eliminatoret e botërorit “Katar 2022”, sulmuesi i kuqezinjve Rei Manaj ka shënuar edhe për Barcelona B në Secunda Division në Spanjë.

Advertisements

Skuadra “ë vogël” katalane ka fituar me rezultatin 1-0 ndaj Alcorcon. Takimi u zhbllokua në minutën e 26-të, ku pas një krosimi nga e djathta, sulmuesi kuqezi Rei Manaj goditi me kokë dhe e dërgoi topin aty ku nuk mund ta arrinte portieri kundërshtar.

Ky gol i radhës merr edhe një rëndësi të veçantë, pasi i pranishëm në këtë ndeshje ishte edhe holandezi Ronald Koeman, trajneri i skuadrës së madhe Barcelona. Goli ndaj Alcorcon është i 9-ti për sulmuesin shqiptar Rei Manaj në Secunda Division, me fanelën e Barcelona B këtë sezon.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Dridhte’ të pasmet në mes të rrugës, policia rrethon Arjonin dhe Serenën: Ti je burim aksidenti
Artikulli tjetërÇfarë janë dhe nga vijnë Pashkët? Kuptimi, historia dhe simbolet