Edhe vetë CEO i Fecebook, Mark Zuckerberg ka rënë pre e hakerave. Daily Mail raporton se numri i telefonit të Zuckerberg është midis të dhënave personale të rrjedhura nga 553 milion përdorues të Facebook, të cilat janë postuar në internet nga hakerat.
Advertisements
Emri i Zuckerberg, informacioni mbi vendndodhjen, martesën, data e lindjes dhe ID-ja e përdoruesit në Facebook ishin gjithashtu ndër të dhënat personale të botuara në një forum hakerash ditën e djeshme, konfirmoi studiuesi i kibernetikës Dave Ëalker .
Bashkëthemeluesit e Facebook Chris Hughes dhe Dustin Moskovitz gjithashtu kishin rënë pre e këtij hakerimi të çuditshëm dhe të befasishëm.
Advertisements
Një zëdhënës i Facebook tha në një deklaratë për DailyMail se këto janë të dhëna të vjetra për të cilat ishte raportuar më parë në 2019. Ende nuk dihet sesi sulmi kibernetik ka ndodhur me detaje, por ky është një alarm që çdo person mund të bjerë pre e hakerave, qoftë edhe CEO i Facebook, një nga personat më të pasur në botë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!