“Nuk ia harroj kurrë ndihmën”/ Ja për çfarë e falenderon Bes Kallaku, Agron Llakën

Këtë të shtunë, emisioni “Soiree” me Jonida Shehun në ABC i ishte dedikuar aktorit Bes Kallaku ku ishin mbledhur bashkëpuntorët e tij më të mirë, si dhe njerëzit më të rëndësishëm të jetës së tij.

Advertisements

Në këtë mbrëmje nuk mungoi edhe aktori Juxhin Plovishti, i cili është edhe kolegu më i ri i Besit tek “Kosherja”, të cilët të dy luajnë “Tik Tok-set”.

Besi ka treguar se e ka kuptuar që në fillim talentin e tij dhe e kuptoi se ai ishte i duhuri për të zëvendësuar Erion Isain. Kallaku shprehu publikisht mbështetjen e aktorit të ri teksa shtoi se Juxhini i kujton veten në fillimet e tij në rrugën e artit.

Advertisements

Nisur nga mbështetja që Besi iu jep talenteve të reja, moderatorja Jonida Shehu e ka pyetur se kush ishte personi që e ka ndihmuar atë në fillimet e tij që i ka dhënë një dorë për të nisur këtë rrugëtim.

“Kush ishte Besi jot në atë kohë, pra Besi që po bën ti për Juxhinin?”, e pyeti Jonida?

Ndërsa Bes Kallaku iu përgjigj: “Qysh në Portokalli, qysh në daljen time të parë, nuk kam patur askënd. Unë kam patur as kurshëri në Tiranë. E gjithë pjesa tjetër mbrapa, ka qenë audicion në Portokalli. Unë Agron Llakës nuk ia harroj kurrë. Goni më ka futur në shtëpi, më ka dhënë bukë në shtëpinë e vet. Më ka trajtuar si djalin e tij. Mbase nuk ja kam shpërblyer aq sa duhet. Për mua e rëndësishme është që përveç dhënies së dorës, është dhënia e bukës. Ajo më trishton më tepër tek dikush që nuk është falenderues nga dikush që të ka dhënë bukën”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Erdhën dy gra rome”, 43 vjeçarja nga Tirana tregon si ja zhvatën paratë permes magjive
Artikulli tjetërCovid-19/ Vala re e infektimeve ka sjellë vendosjen e kufizimeve në shumë vende të botës