TIRANË– Dita e sotme do të dominohet nga vranësira të shpeshta duke sjellë rrebeshe afatshkurtra shiu, ndërsa në zonat malore veriore-verilindore do ketë reshje dëbore.
Advertisements
Parashikohet që kushtet e motit të paqëndrueshëm të vijojnë gjatë gjithë ditës edhe pse herë pas herë do kemi intervale me kthjellime. Nata sjell përmirësim gradual të kushteve atmosferike.
Temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga -2°C deri në 15°C.
Advertisements
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!