Ndryshon serish skema e lëvizjes në ish-Sheshin Shqiponja, ja si do bëhet hyrja dhe dalja në Tiranë nga nesër

Nga nesër (4 prill), do të ndryshojë sërish skema e lëvizjes në ish Sheshin Shqiponja për hyrjen dhe daljen nga qyteti i Tiranës.

Advertisements

Autoriteti Rrugor bën me dije se hyrja në Tiranë për përdoruesit që vijne nga “Rruga e Durrësit” (Casa Italia) do të mundësohet nëpërmjet Tunelit Nr. 3 për drejtimin në rrugën “Teodor Keko” dhe për drejtimin në rrugën “Dritan Hoxha” do të vijohet lëvizja në Tunelin Nr. 4.

Dalja nga Tirana do të jetë e pa ndryshuar, e cila do të mundesohet si nga Rruga “Teodor Keko” në drejtim të Durrësit ashtu edhe nga Rruga “Dritan Hoxha” në drejtim të Durrësit.

Advertisements

Njoftimi i plotë nga ARRSH:

Në datën 04.04.2021 do të vihet në përdorim Plani i Menaxhimit të trafikut 2.

Në vijim të punimeve për Lotin 1 “Sheshi Shqiponja-Pallati me shigjeta”, do të ketë ndryshim të skemës së lëvizjes në “Sheshin Shqiponja” për hyrjen dhe daljen nga Tirana.

Konkretisht hyrja në Tiranë për përdoruesit që vijne nga “Rruga e Durrësit” (Casa Italia) do të mundësohet nëpërmjet Tunelit Nr. 3 për drejtimin në rrugën “Teodor Keko” dhe për drejtimin në rrugën “Dritan Hoxha” do të vijohet lëvizja në Tunelin Nr. 4.

Rruga “Dritan Hoxha” do të aksesohet dhe nga rruga “Teodor Keko”.

Dalja nga Tirana do të jetë e pa ndryshuar, e cila do të mundesohet si nga Rruga “Teodor Keko” në drejtim të Durrësit ashtu edhe nga Rruga “Dritan Hoxha” në drejtim të Durrësit.

Për daljen nga rruga “Dritan Hoxha” do të përdoret devijimi në rrugën pranë Bankës “Credins” në afërsi të “Sheshit Shqiponja”.

Për këto punime që po kryhen në rrugë kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe banorëve.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Desh me pushoi zemra përballë Robert Berishës”, moderatorja shqiptare rrëfen sekretin e saj
Artikulli tjetërJa shenjat e horoskopit që do ishin me të lumtur nëse do qendronin beqare përgjithmonë