“Desh me pushoi zemra përballë Robert Berishës”, moderatorja shqiptare rrëfen sekretin e saj

Moderatorja se k si, Festa Qoqaj, prej kohësh prezanton një nga emisionet më të suksesshme të showbizit, “Express Rozë”. Javë pas jave, Festa ka pasur të ftuar personazhe shumë të njohur nga bota e spektaklit, por vetëm përballë njërit prej tyre është ndjerë shumë e emocionuar.

Advertisements

Së fundmi, Festa ka qenë e ftuar në emisionin “Glamour Zone”, në të cilin ka rrëfyer një nga sekretet e saj, që më herët nuk ka mundur ta tregojë publikisht. Ajo ka treguar se në puntatën e parë të emisionit të saj ka pasur të ftuar Robert Berishën deh se ka përjetuar emocione të forta.

“Në puntatën e parë kam pasur fatin të kem të ftuar Robert Berishën që është shumë i dashur, por sekreti është se ka qenë zemra duke më dalë nga vendi. Më ka rrahur zemra shumë dhe jam skuqur nga mundimi. Nëse e shikoni intervistën mund të vihet re kjo gjë. Dhe sekreti tjetër është që nuk hyj ta shikoj atë intervistë”, u shpreh Festa duke shtuar se këtë moment do e mbajë mend gjithmonë.

Advertisements

Ndërsa moderatorja e “Glamour Zone”, Ester Bylyku, shtoi se Roberti është një ogur i mirë, sepse ajo e ka pasur të ftuar në fillimit e emisionit të saj dhe gjithë sezoni i ka ecur më pas shumë mbarë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVazhdon ‘mallkimi’ i kryebashkiakeve në Durrës, Emiriana Sako jep premtimin befasues (Video)
Artikulli tjetërNdryshon serish skema e lëvizjes në ish-Sheshin Shqiponja, ja si do bëhet hyrja dhe dalja në Tiranë nga nesër