Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë në Tetor të vitit 2020. Ajo solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin e veçantë Diell.
Advertisements
Përgjatë këtyre muajve Arbana është treguar shumë e rezervuar rreth vogëlushit, duke publikuar shumë rrallë foto në rrjete sociale. Një ndër këto të rralla herë është kjo e premte. Moderatorja ka publikuar foton më të ëmbël me Diellin në krahë, portretin e të cilit nuk e ka zbuluar ende.
Shihet se vogëlushi është rritur shumë që nga hera e fundit kur e kemi parë. “Këtë pasdite, me rrezen time të vogël të dritës”, ka shkruar Arbana krahas fotos.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!