“Nis sot vaksinimi i gazetarëve të terrenit”, Manastirliu: Nesër vazhdojmë me punonjësit e policisë

Kryeministri i vendit, Edi Rama,i shoqëruar nga ministrja Manastirliu ndodheshin sot në Berat, për të ndjekur nga afër procesin e vaksinimit në qendrat shëndetësore në fshatra, afër vendbanimit për gjyshet dhe gjyshërit më të moshuar.

Advertisements

Ministrja Manastirliu u shpreh se sot do të nis vaksinimi i gazetarëve të terrenit, për të pasuar ditën e nesërme me vaksinimin e policëve, grupe këto që ndodhen në grupet e riskut.

“Nga nesër do të fillojmë vaksinimin efektivëve të policisë, fillojmë me Tiranën. Gjithashtu edhe të gazetarëve të terrenit. Po ndjekim planin e vaksinimit të kombinuar, në grupet e riskut ku futeshin ata të shërbimeve kritike janë edhe këto dy kategori, që do të vijojnë me vaksinimin nga nesër me policët dhe sot në drekë me gazetarët dhe operatorët e terrenit”, tha Ministrja.

Advertisements

Në anën tjetër, Rama bën thirrje që askush: “Të mos bjerë askush vik timë e hienave dhe kukuvajkave, vaksina e kompanisë kineze është një vaksinë e super suksesshme, që fuqinë e nxjerr çdo ditë e më shpejt nga tuneli i pandemisë. Është vaksina që kanë preferuar vendet e pasura të lindjes se mesme dhe të gjitha kurorat mbretërore të asaj zone kanë marrë këtë vaksinë dhe fakti që nuk ka hyrë në BE nuk ka lidhje me eficencën e vaksinës por çështjet e një natyre tjetër që ne nuk na intereson”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKaos në Astir/ Punimet shkaktojnë radhë kilometrike, trafik dhe makina pafund (video)
Artikulli tjetër“Kemi 3 muaj që na janë ulur pagat me 60 mijë lekë’, zjarrfikësi zbulon ‘njëmijë të zezat’ e shërbimit