U goditën teksa udhëtonin me kamioçinë, ndërrojnë jetë shqiptari dhe kolegu i tij italian (foto)

foto ilustruese

Advertisements

Një shqiptar dhe një italian kanë ndërruar jetë pasditen e djeshme si pasojë e një aksidenti përgjatë autostradës A4 midis San Dona di Piave dhe Cessalto në Itali.

Ata janë shqiptari 34 vjeçar, Eder Shqalshi dhe kolegu italian, Erik Galluzzo, 28 vjeç.

Advertisements

Të dy ishin banues në Talmassons në provincën e Udine, dhe po udhëtonin në bordin e një kamionçine

Përplasja e ishte mjaft e fortë duke rezultuar fatale për dy të rinjtë. Ishin zjarrfikësit ata që i nxorrën nga mjeti i bërë copa. Ekipi mjekësor që mbërriti në vendngjarje nëpërmjet një helikopteri i shpalli ata të vdekur në vend.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Ja ku e keni oligarkun e domates”, Rama ‘presion’ biznesmenëve në Moravë
Artikulli tjetër18 milione euro shtëpi! Kjo është vlera e banesës së politikanit më të pasur shqiptar