“Ja ku e keni oligarkun e domates”, Rama ‘presion’ biznesmenëve në Moravë

Kryeministri Edi Rama është ndalur paraditen e sotme në Berat, në zonën e Moravës ku ka takuar disa bizmesmenë që merren me grumbullimin e frutave dhe perimeve.

Advertisements

Rama iu kërkoj atyre që të jepnin shifra konkrete se sa janë rritur me prodhimin dhe eskportet, ndërsa ndeshi në hezitimin e disave prej tyre për të dhënë shifra.

“Plani ynë i veprimit është pjesë e vizionit tonë Shqipëria 2030, mund të jemi kampionë të Ballkanit në turizëm, agroturizëm dhe kampione në eksportet bujqësore, dhe me këto tre hallka, Shqipëria do të ketë mundësinë që të shkojë në nivel tjetër. Këto treja janë baza e një punësimi cilësor, patjetër që jo vetëm rritja e vendeve të punës është një sfidë, por edhe rritja e pagave në vendet e punës.

Advertisements

Nuk e dinë fare ata që na ndjekin se çfarë bëhet në fshat. Këta njerëz që janë këtu, nuk kanë orar, nuk kanë limit, këta janë njerëz që nuk njohin dallimin mes ditës dhe natës, këta njerëz e gdhijnë në sera, në ara dhe në fabrikat e tyre”, u shpreh Rama mes të tjerave.

Pjesë nga bisedat e Ramës:

Biznesmeni: Mandatin që do të vijë do të keni në fokus për ta zgjeruar këtë fushë, janë për tu vlerësuar të gjithë grumbulluesit. E ardhmja do të jetë më e mirë, do të punojmë për të rritur eksportet

Rama: Ore ça i ke këto, po flet si politikan, fol për biznesin tënd

Biznesmeni: E kam nisur si biznes familjar, nuk e kisha menduar asnjëherë që do arrija deri këtu

Rama: Ke hall se të vjen kontrolli i taksave ëë

Biznesmeni: Peshën time e kam mbajtur stabël, vitin e kaluar ne kemi pasur 40% rritje në eksport, në fund të fundit produktet kanë ikur. Ne kemi rreth 1500 nipte fermeri, kemi dhe 100 punëtorë sezonale, që janë kryesisht gra, nga të gjitha vendet. I marrim nëpër shtëpira dhe i çojmë nëpër shtëpira. Ne kemi qenë çdo vit në rritje, besojmë se edhe këtë vit do të kemi shumë rritje.

Rama: Ulu aty (i referohet karriges ku ishte ulur vetë fillimisht)

Biznesmeni: Është çik karrige e rëndë kjo

Rama: Ulu, ulu aty.

…..

Rama: Ja ku e keni oligarkun e radhës, oligarkun e domates

Biznesmeni: Çojmë domate në SHBA, dhe deri në Korenë e Jugut, me IPARD-in kemi marrë disa investime, që kemi futur edhe tharjen e frutave, sidomos në zonën e Skraparit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVajzat po zihen për Andin e “Për’puthen”, por nuk e kanë parë akoma vëllanë e tij
Artikulli tjetërU goditën teksa udhëtonin me kamioçinë, ndërrojnë jetë shqiptari dhe kolegu i tij italian (foto)