Covid-19/ Mbi 130 milionë raste në mbarë botën

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar gjithsej 130.082.099 raste me virusin

Advertisements

Numri më i madh i të infektuarve deri më tani është regjistruar në SHBA, me gjithsej 31.229.639 raste.

Pas SHBA-së radhiten Brazili me 12.334.844 raste, India me 12.302.092, Franca me 4.695.082, Rusia me 4.554.264, Britania me 4.350.266, Italia me 3.607.083, Turqia me 3.357.988, Spanja me 3.291.394, Gjermania me 2.854.137, Kolumbia me 2.406.377, Polonia 2.356.970, Argjentina 2.348.821, Meksika 2.238.887, Irani 1.897.314, Ukraina 1.691.737, Afrika e Jugut 1.549.451, Peruja 1.548.807, Çekia 1.539.617, Indonezia 1.517.854, Holanda 1.280.443 dhe Kili me 1.003.406 raste, transmeton Anadolu Agency (AA).

Advertisements

Deri më tani, në të gjithë botën nga COVID-19 kanë humbur jeten 2.838.022 persona, ndërsa 104.752.420 janë shëruar duke mposhtur virusin.

Aktualisht, në botë ka 22.491.657 të sëmurë që ndodhen nën trajtim.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“E kam bërë me frymën e shenjtë”, zbulohet e vërteta e shtazënisë së Linda Reit
Artikulli tjetërE trishtë/ Ishte infektuar me Covid-19, ndahet nga jeta zyrtari i Partisë Demokratike