Një prej elektricistëve që ndërroi jetë pasi ra në kontakt me energjinë elektrike, në Greqi, ndërsa ishte duke punuar ishte një shtetas shqiptar.
Advertisements
Sipas protothema.gr, 45-vjeçari me iniciale A.M, baba i tre fëmijëve, mbeti i varur për më shumë se dy orë i vdekur mbi shtyllën që po punonte për ta zëvendësuar, ku ndodheshin edhe kabllot e tensionit të lartë.
Një qytetar, i cili ka parë nga afër të gjithë skenën e tmerrshme tregon se: “Gjithçka ndodhi 50 metra larg sheshit qendror të fshatit.
Advertisements
Njerëzit u çmendën nga ngjarja, ata filluan të bërtisnin. Për fat të keq, tre njerëz vdiqën nga një gabim. Njëri ishte një 45-vjeçar me origjinë shqiptare dhe ishte ai që u godit nga rryma në shtyllë dhe dy të tjerët, më të rinj, ishin grekë.
45-vjeçari kishte një vdekje të tmerrshme, pasi ndërsa goditja elektrike e goditi, rrobat e tij morën flakë dhe i dogji kokën”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!