Vendimi i papritur i Teas, “zgjiedh” Andin dhe i jep goditjen finale Beartit (FOTO)

Lajmi se Tea dhe Bearti i kanë dhënë fund lidhjes së tyre bëri bujë në mediat rozë. Ai ishte i pari që pranoi ndarjen në rrjete sociale, pas thumbave të njëpasnjëshëm që po i drejtonin njëri-tjetrit.

Advertisements

“Po gjithçka ka marrë fund. Nuk dua drama ose vëmendje, kështu që dua me e mbyll këtu këtë kapitull edhe mos me e hap më asnjëherë”, shkruante Bearti.

Ndërkohë që lidhja e tyre vazhdon të përflitet lart e poshtë, Tea duket se është gati të nisë një kapitull të ri në jetën e saj.

Advertisements

Ajo ka vendosur të fshijë edhe foton e fundit që kishte me Beartin, e cila ishte fotoja e një reklame dhe tashmë mund të themi se shanset janë shumë të pakta që t’i rishohim sërish bashkë.

Ndërsa Tea e pyetur për ndarjen, disa ditë më parë, nga ndjekësit e saj është shprehur: “Po jemi ndarë, sigurisht për arsye të forta. Kam qenë më mirë dhe do të jem më mirë.”

Së fundmi, “Prive” ka zbuluar se arsyeja e ndarjes së dyshes ishin botëkuptimet e kundërta, përfshirë edhe mënyrën sesi duhet menaxhuar lidhja në një situatë ku privatësia ka qenë e pamundur.

Kujtojmë se në “instagramin” e saj Tea vazhdon të mbajë foton me Andin, moderatoren Bora Zemani dhe opinionistin Arjan Konomi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakQeveria shqiptare ndryshon mendje pas 5 vitesh, kuqezinjëve u hiqet pasaporta diplomatike
Artikulli tjetërNgatërroi Korenë e Jugut me atë të Veriut, shkarkohet zëvendës Ministri i Shëndetësisë