Arben Plaku, kryetar i njësisë administrative Pajovë ne rrethin e Peqinit ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19.
Advertisements
Korrespondenti i gazetës “Panorama” raporton e 46-vjeçari ka ndërruar jetë sot në një nga spitalet Covid në Tiranë.
Ai ishte shtruar në spital pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, por me gjithë trajtimin e marrë nuk ia ka dalë ta fitojë bet ejën me sëmundjen.
Advertisements
Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 434 raste të reja me koron avirus, me një rritje krahasuar me një ditë më parë ku u regjistruan 304 raste të reja. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 8 persona kanë humbur jetën.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 271 pacientë, 9 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!