Opinionisti i njohur konfirmon lidhjen e tyre , “Ana duket pak grifshë, Arsimi i edukuar”

Pak ditë më parë, Ana Lleshi ishte e ftuar në “Top Albania Radio”, ku nuk u shpëtoi dot pyetjeve në lidhje me ish-konkurrentin e “Për’puthen”, Arsim Abdulit.

Advertisements

Gjatë intervistës, Ana u shpreh se “Ku ka zë nuk është pa gjë” në një farë mënyre konfirmoi lidhjen e saj, por pa dhënë më shumë komente dhe detaje.

Ndërsa ditën e djeshme ishte i ftuar në programin “Pardon My French” të moderuar nga Jonida Aliçkolli dhe Kejvin Kalo,opinionisti, Meridian Ramçaj. Ky i fundit ka qenë i pari që ka thënë se mes tyre po lindte diçka.

Advertisements

“Ana duket pak grifshë, Arsimi i edukuar”, opinionisti i njohur

E si pasojë as ai nuk u shpëtoi pyetjeve në lidhje me këtë dashuri të re që po lind mes dy ish-konkurrentëve. Meridiani e konfirmoi publikisht, tashmë nuk do të ketë më dyshime.

“Janë shumë pozitivë të dy si natyrë… Ana duket pak grifshë, pak e egër në TV, domethënë të jep këtë përshtypje, por po të rrish me Anën është tjetër natyrë, tjetër njeri, ndërsa Arsimi është shumë i edukuar shumë i qetë… Uroj që largësia mos të ndikojë te të dy…”, tha opinionisti i njohur.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakParkingun e makinave e kishte kthyer në magazinë, pronari i Casa Italias pretendon se “nuk është mirë psikologjikisht”
Artikulli tjetërE trishtë! Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar (EMRI+FOTO)