Stërvitje para San Marinos/ Probleme fizike për Ismajlin, Roshi është mirë

Kombëtarja shqiptare do të luajë sot në mbrëmje ndaj San Marinos, një sfidë që është e treta mes këtyre dy ekipeve, por e para që zhvillohet për një kompeticion zyrtar.

Advertisements

Në dy sfidat e para që kanë qenë miqësore, kombëtarja shqiptara ka mundur t’i fitojë të dyja dhe që të dyja me rezultatin 3-0. Hera e fundit që kuqezinjtë janë vënë përballë mes tyre ka qenë në gusht të 2014 dhe golat e asaj ndeshjeje janë shënuar nga Mavraj, Vajushi dhe Emiliano Vila.

Në 27 mars të 2020 ishte parashikuar edhe zhvillimi i një tjetër ndeshjeje miqësore mes Kombëtares dhe San marinos, por që u anulua për shkak të pandemisë koronavirus.

Advertisements

Përsa i përket ndeshjes së sotme, kombëtarja jonë vjen me bilancin 1 fitore dhe 1 humbje, ndërsa San Marino me 2 humbje. Ndeshja do të gjykohet nga një klasë arbitrash norvegjezë me kai Erik Steen gjyqtar kryesor, që do të ndihmohet nga anësorët jan Erik Engan dhe Anders Olav Dale. Gjyqtar i katërt do të jetë Rohit Saggi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLedjana dhe Mevlani u deklaruan çift, Antonela bën zbulimin e papritur
Artikulli tjetër“Dukesh si burrë”/ Moderatorja e njohur shqiptare tregon mesazhet që i dërgojnë dhe i habit të gjithë me qëndrimin e saj