Plasi/ Arjola i zuri vendin, Dajana e thumbon: Mëngjesi nuk do t’i vendosësh njerëzit në gjumë

Dy vite më parë Dajana Shabani u largua nga emisioni i mëngjesit i Ora News, ku prej vitesh drejtonte. E ftuar në “Why not”, Dajana tregoi se nuk e pushuan nga puna, por ishte vendimi i saj, pasi po shikonte për një jetë më të mirë jashtë vendit.

Advertisements

Pas largimit të Dajanës, vendin e zuri Arjola Shehu dhe Arjon Muça me emisionin “Ditë e re”. Por e ftuar në “Why not”, Dajana u shpreh se Arjola nuk i duket aspak si moderatore mëngjesi.

“Mëngjesi do energji, do t’i zgjosh njerëzit, jo t’i vendosësh në gjumë. Arjola bën për prezantimin e një mbrëmjeje, festivaleve, për shembull te “Kënga Magjike” më ka pëlqyer. Ndërsa për mëngjesin nuk është. Do ta kisha pozicionuar në emision pasditeje. Mëngjesi do shumë energji”, tha Dajana.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakÇfarë ndodhi? Rudina Magjistari shpërthen në lot në mes të emisionit
Artikulli tjetërLajmi fundit/ Shpërthen në flakë ‘Fordi’ në Vlorë (foto)