Rekord i ri botëror, 54-vjeçari nga shteti ballkanik mban frymën nën ujë për më shumë se 24 minuta

Një burrë kroat ka vendosur rekord të ri botëror për mbajtjen e frymës nën ujë.

Advertisements

54-vjeçari Budimir Buda Šobat arriti që të thyente në fundjavë rekordin e tij të mëparshëm, duke vendosur kohën e re prej 24 minutash e 33 sekondash.

Rekordi u vendos në një pishinë në Sisak, ku Sobat ishte nën mbikëqyrjen e doktorëve, gazetarëve dhe fansave të tij.

Advertisements

Kroati ka vite që stërvit trupin për të pompuar gj ak të oksigjenuar në trup dhe sidomos në tru, në mënyrë më të ngadaltë.

Gjithashtu, për të vendosur këtë rekord, kroati thithi oksigjen të pastër disa minuta përpara tentativës së tij.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakJa kur pritet të rifillojë kolaudimi i makinave, ka rregulla të reja dhe përjashtime për disa kategori automjetesh
Artikulli tjetërI maskuar si përditësim i sistemit Android, në qarkullim një lloj virusi i ri që sapo hyn në smartphone mund të…