Deklarata e fortë e Arjan Currit: 1 vaksinë për 4 vota

Arjan Curri, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV, ka deklaruar se fushata e vaksinimit në Shqipëri, është në funksion të fushatës elektorale të kryeministrit Rama.

Advertisements

Curri tha se vaksinat po përdoren për të bërë politikë dhe për të grumbulluar pushtet.

“Shkencat sociale, janë bërë ose kanë qenë mjekësore dhe biologjike. Njeriu është shkencor dhe biologjik. Tani po kuptojmë, se kemi krijuar bio-sociologjinë. Nuk ndahet më politika nga shëndeti. Kanë qenë bashkë dhe ne tani po e kuptojmë.

Advertisements

Pushteti e përdor shëndetin e njerëzve, kryesisht këtë tragjedi apo flamë, për të bërë politikë, por për të grumbulluar pushtet.

Kam thënë do të përdoret vaksinë për t’u shkëmbyer për 4 vota. Kjo po ndodh.

Erdhën fiks në ditën kur filloi fushata elektorale. Po vaksinohen moshat e vjetra që janë votues të PS. Do të vaksinohet edhe elektorati gri.

Unë e them, kush ma siguron vaksinën e çertifikuar, jo kinezen, unë personalisht do ta votoj”, deklaroi Curri.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE papritur! Bledi Çuçi ‘tërhiqet’ nga Ministria e Brendshme, zbulohet kush do ta zërë vendin e tij (DOKUMENTI)
Artikulli tjetërU infektua me Covid-19/ Këngëtarja e njohur shqiptare tregon sa shumë po vuan dhe tregon vendimin që ka marrë