Hermes Nikaj ose ashtu si dhe e njohin të gjithë “Zogu i Tiranës” para pak kohësh është akuzuar për pro.stit ucion.
Advertisements
Në përgjimet e bëra nga policia doli dhe emri i moderatores Dajana Shabani. E ftuar në “Why Not” Dajana ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me arr estimin e “Zogut të Tiranës” dhe se nuk mban përgjegjësi për jetën e tij private.
Dajana gjithashtu shtoi se pavarësisht aku zave kundrejt tij ajo nuk e hedh poshtë Hermesin.
Advertisements
“Unë Hermesin e kam njohur në 2018 kam bashkëpunuar me të dy vite ashtu si dhe ka bashkëpunuar Aldo para meje 4 vite. Unë jam përgjuar 9 muaj në telefon edhe target e makinës sepse personat që Zogu merrte shpesh futeshin automatikisht në përgjime. Unë dola e pastër nga ato përgjime 9 mujore mua më bën shumë përshtypje injoranca e këtij populli se si mund të marrin përbazë shaka dhe batuta që bëjmë në emission sepse unë dua ti zgjoj njerëzit jo ti ve në gjumë në mëngjes, me të kesh bashkëpunim me dikë.
Unë seriozisht këtë nuk e kam kuptuar kurrë. Të gjithë sytë ishin te unë sepse unë duhet të jepja shpjegim dhe llogari për krevatin e zogut. Atëhere po marr Aldon dhe ta pyes ‘Alo Aldo ti katër vite që ke punuar çfarë bën zogu në krevat?’ domethënë është budalliku më I madh. Por, unë jam rritur në një familje ku mund të mos jem mosmirënjohëse, nuk mund ta shk el dhe ti hedh baltë dikë që kam punuar dhe e njoh. Unë Hermesin, Zogun nuk e hedh poshtë dhe pik dhe nuk më intereson mendimi i njerëzve”- thotë Dajana.
Moderatorja rrëfeu se me Hermesin asnjëherë nuk ka shkuar me pushime por kur ndodhej në burg I ka shkuar dy herë për vizitë.
Kujtojmë se Nikaj, u akuzua nga policia pasi siguronte femra të ndryshme për klientë të interesuar për pros tituc ion, duke i dërguar ato në banesa ose hotelet sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 10.000 deri 20.000 lekë për 2 orë.
Gjykata e Tiranës mori vendimin arrest shtëpise për Hermesin dhe që prej asoj kohe ai nuk është parë më në rrjetet sociale apo dalje televizive.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!