Për të tretën herë, Shqiprim Arifi zgjidhet sërish në krye të komunës së Preshevës

Ditën e sotme është shpallur fituesi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në komunën e Preshevës.

Advertisements

Mësohet se partia Alternativa për Ndryshim me kryetar Shqiprim Arifin ka fituar zgjedhjet.

Tre partitë më të votuara, APN ka marrë 6 mijë e 70 vota, Partia Demokratike Shqiptare, e Ragmi Mustafës, PDSh e cila ka marrë 4 mijë e 173 vota, ndërsa Partia për Veprim Demokratik, në krye me Ardita Sinanin ka marrë 3 mijë e 368 vota.

Advertisements

Në bazë të rezultateve preliminare:

APN- ka marrë 6.020, vota ose 14 mandate

PDSS- 4.173 vota ose 9 mandate

PVD- 3.368 vota ose 7 mandate

LR 2.545 vota ose 5 mandate

UDSh- 441 vota ose 1 mandat,

dhe Lista Serbe 1.222 vota ose 2 mandate

Kjo është e treta herë që Shqiprim Arifi fiton zgjedhjet dhe vendoset në krye të komunës së Preshevës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi javor/ Puna, dashuria dhe ekonomia sipas Jorgo Pullës
Artikulli tjetërKombëtarja udhëton në San Marino, kundërshtari i vendit të fundit në FIFA! Reja me disa mungesa