A na zënë mallkimet? Teologu i njohur tregon nga çfarë duhet të kenë kujdes njerëzit

Mallkimet janë pjesë e në zhargonit tonë të përditshëm. Por a na zënë në të vërtetë mallkimet? Teologu Miron Cako ka folur lidhur me këtë çështje.

Advertisements

“Problemi është se mallkimi janë disa shprehje që i kemi në zhargonin e përditshëm, njerëzit ngarkohen emocionalisht dhe mbushen me mllef dhe zemërim dhe mallkojnë. Për shembull të marrtë dreqi, u bëfsh hi dhe madje kur urojmë njëri tjetrin si: ku ishte o derzi, ose sa mirë je bërë moj mortje.

Duhet të dimë se fjalët që ne themi nuk i merr era sepse njeriu është një qenie e krijuar sipas ikonës së perëndisë, një qenie psikosematike. Atë që thotë Perëndia bëhen dhe fjalët tona bëhen kur janë të mira dhe të këqija. Kur themi një mallkim ai zë. Pavarësisht nëse perëndia e lejon apo jo, prandaj duhet të kemi kujdes nga fjalët që themi.”, u shpreh teologu.

Advertisements

Ai shpjegoi dhe më tej se pse prindërit nuk duhet t’i mallkojnë fëmijët e tyre. “Pas perëndisë vijnë prindërit. dhe ai njeri që mallkon jep llogari përpara perëndisë. Sepse prindi ka një përgjegjësi për fëmijët, kujdeset, lodhet për të dhe kur ia plas buzën një prindi, jo vetëm kur të mallkon dhe kur zemërohet prindi fëmija nuk bën preokupim.”, tha teologu.

Por si mund të largohet mallkimi? “Njeriu duhet të kuptojë se ka bërë gabim, Për të Krishterët mallkimi çlirohet me anë të misterit pendim rrëfimi. Pra njeriu kërkon falje, rrëfehet dhe Kisha ka të drejtën nga perëndia të clirojë nga perëndia. Kemi dhe lutje për mallkimin.“, shtoi Cako.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVaksinimi kundër covid-19/ Tani kërkesën mund ta bëni online në portalin e-Albania, ja hapat që duhet të ndiqni
Artikulli tjetërE dhimbshme! Foto e fundit e heroit Arjan Sala: Duke vrapuar për të shpëtuar nga zjarri kolegët