Ndarja nga jeta e Bashkim Finos, Sali Berisha shpreh ngushëllimet

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të deputetit socialist Bashkim Fino.

Advertisements

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka vlerësuar punën e tij në PS, duke e cilësuar si një prej politikanëve dhe zërave më të moderuar që ka pasur politika shqiptare.

“Duke shprehur ngushellimet e mia me te ndjera familjes Fino per humbjen e pakompensueshme, une i lutem Zotit qe shpirti i Bashkimit te saj te dashur te gjeje paqen e merituar”,- shkruan Berisha.

Advertisements

Postimi i plotë:

Mesazh ngushellimi per Bashkim Finon! Miq, Covid 19 e ndau nga jeta para kohe Bashkim Finon, njerin prej presonaliteteve me te spikatura te Partise Socialiste dhe qeverisjes se vendit.

Gjate ketyre 30 viteve ne politike, Bashkimi ka mbajtur detyra te rendesishme nga kryetar bashkie i qytetit te tij te lindjes Gjirokastres deri ne kryeminister i qeverise se pajtimit kombetar ne vitin 1997, e cila kishte si detyre me kryesore pergatitjen e zgjedhjeve te parakohshme, detyre te cilen ne vleresimin tim ai e permbushi ne fryme bashkepunimi dhe me pergjegjesi.

Pas atyre zgjedhjeve deri sot ai si deputet i PS dhe qeveritar i saj ka kryer detyra te rendesishme duke qendruar nje ze i moderuar ne grupin drejtues ekst remist te PS.

Duke shprehur ngushellimet e mia me te ndjera familjes Fino per humbjen e pakompensueshme, une i lutem Zotit qe shpirti i Bashkimit te saj te dashur te gjeje paqen e merituar. Amin. sb

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHeroi kombëtar që shpëtoi 25 jetë, Arjan Sala shpallet “Dëshmor i Atdheut”
Artikulli tjetër“Këtë herë e kam një preferencë”, ja kë do të votojë Rudina Dembacaj në 25 Prill