Heroi kombëtar që shpëtoi 25 jetë, Arjan Sala shpallet “Dëshmor i Atdheut”

Arjan Sala është shpallur ditën e sotme ‘Dëshmor i Atdheut’, pasi gjeti vde.kjen në magazinën e përpirë nga flakët në Tiranë. Ky vendimi është firmosur nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Advertisements

Titulli pritet t’i dorëzohet nga Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës që do të zhvillojë në shtëpinë e familjes Sala.

Kujtojmë se 32 vjeçari punonte si shef i sigurisë në qendrën tregtare, ku pasi shpëtoi 25 persona, mbeti i bllokuar mes flakëve.

Advertisements

Trupi i tij u gjet pas 60 orë kërkimesh në katin minus 1 të kësaj godine, në një dhomë të vogël.

Ai ka lënë pas djalin 2 vjeç dhe bashkëshorten, ndërkohë që thirrja e familjarëve është që shteti të hedhë sytë drejt tyre.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakCovid-19/ Ja kur mund të jetë gati vaksina për fëmijët
Artikulli tjetërNdarja nga jeta e Bashkim Finos, Sali Berisha shpreh ngushëllimet